Law Firm Emiljano Hajrulla 

Law Firm - Emiljano Hajrulla është firmë avokatie prestigjoze, me shumë eksperiencë në fushën e drejtësisë. Avokati i firmës ka dhënë kontribut të rëndësishëm si ekspert në çështjet e së drejtës private në gjithë nivelet e sistemit shqiptar të drejtësisë. Firma jonë përbëhet nga avokatë të kualifikuar, të specializuar në fusha të ndryshme të ligjit; familjare, civile, administrative, penale. 

Për klientët ne sigurojmë këshilla ligjore të nivelit të lartë dhe shërbime cilësore në transaksionet e biznesit dhe çështjet tregtare ligjore. Ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, për të plotësuar nevojat e klientëve tanë.

 

RRETH AVOKATIT

Emiljano Hajrulla

Avokat

Avokat Emiljano Hajrulla është prej gati dhjetë vjetësh në ushtrimin të profesionit të avokatisë. Eksperienca e tij është garanci për një gërshetim me sukses të praktikës me teorinë në kuptimin më të mirë të instituteve ligjore.

Pjesëmarrës në shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë e trajnimeve vazhduese pranë DHKA dhe Shkollës së Magjistraturës. Aktor i drejtëpërdrejtë në sistemin gjyqësor. Konsulent i jashtëm në shumë zyra ligjore dhe noteriale për redaktimin dhe interpretimin e kontratave.

Bashkëpunëtor me zyra kontabël për problematikat e të Drejtës Tregtare në përgjithësi dhe Tatimore e Doganore në veçanti. Emiljano Hajrulla kontribuon në mësimdhënie. Petagog në universitete private dhe shtetërore.

Bën pjesë në Rrjetin Ballkanik të Dhomave Rajonale Avokatore, si Balkan Regional Rule of Law Network dhe American Bar Associaton, Rule of Law Initiative, www.brrln.org  dhe anëtar i Rrjetit Ballkanik te Avokatëve, European Legal Research & Training Netork, www.legislationnet.com  

PRAKTIKAT 

Law Firm - Emiljano, ofron: Shërbime për çështje tregtare çdo lloj tipi dhe bisnesi. Shërbime të detajuara si më poshtë:

  • Themelimi dhe regjistrimi i shoqërive tregtare.
  • Përgatitja e dokumentave ligjore.
  • Regjistrimi i zyrave të përfaqësimit.
  • Kërkimi dhe analiza e shoqërive.
  • Transferimi i kuotave dhe aksioneve. 
  • Bashkimi dhe bashkimi me përthithje, likujdimi, shndërrimi i shoqërive, procedurat e falimentimit. 
  • Leje dhe licensa.
  • Çështje gjygjësore dhe pagesa e detyrimeve.
  • Çështje tatimore.
  • Prokurime publike dhe koncesione.
  • Konsulencë ligjore lidhur me punësimin dhe kontratat.
  • Shoqëritë e thjeshta.

Law Firm - Emiljano Hajrulla, ofron:

Shërbim ligjor për çështje të pjesëtimit të pasurisë ndërmjet bashkëshortëve, pjesëtimit të pasurisë me disa bashkëpronarë. Çështje të legalizimit të ndërtimeve informale. Çështje të trashëgimisë ligjore dhe testamentare. Çështje të tokave bujqësore. Çështje që lidhen me kthimin dhe kompensimin e ish - pronarëve. 

  • Detyrime kontraktuale.
  • Çështje bashkëpronësie.
  • Hartim kontratash.
  • Çështje pronësie.

 

Law Firm - Emiljani Hajrulla, ofron:

Shërbime në lidhje me çështje administrative. Përpilim kërkesash drejtuar gjykatës së apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare ku aderon Republika e Shqipërisë.  Shërbime lidhur me zbatimin dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave.

  • Ankimime të akteve ligjore.
  • Hartim dokumentash.
  • Përfaqësim ligjor.
  • Konsulencë ligjore.

Law Firm - Emiljani Hajrulla, ofron: Përfaqësim dhe mbrojtje për akuzat penale ngritur nga organi i akuzës ndaj klientëve të saj. 

Përgatitje e kërkesë - padive, ose kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe kërkesave ankimore, rekursve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të akuzës, arbitrazhit, ose organeve të administratës publike. 

Praninë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit hetimor, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështje penale:

  • Falsifikime dokumentash.
  • Krime seksuale.
  • Vepra penale në fushën e biznesit, mashtrimeve financiare, taksave, doganave, sigurimeve e më gjerë.